?Ka një mesazh për ty?, ditën e sotme solli lumturi në disa prej familjeve të prekuara nga tërmeti i fuqishëm i 26 Nëntorit. Falë nismës ?Sot unë dhe nesër ti? drejtoresha në Ministrinë e Arsimit Linda Pustina ofroi mbështetjen e saj për secilin nga fëmijët me një kontribut mujor prej 4 mijë lekësh të reja, për gjithë vitin 2020, për familjen Mjeshtri në Sukth.
Banesa e tyre u dëmtua nga tërmeti dhe si pasojë ata janë duke banuar në një hotel në Golem. Familja përbëhet nga 8 antarë, 6 fëmijët dhe dy prindërit. Në studio, zonja Selvi ka treguar vështirësitë për të rritur fëmijët, për shkak se ata nuk kanë punë.
Si pasojë e tërmetit, banesa e familjes Kuka në periferi të Laçit u dëmtua plotësisht. Si pasojë, ata janë duke banuar në çadër. Kjo familje ka 4 fëmijë, por dy prej tyre janë më të vegjël dhe mjekja specializante në maternitetin ??Koço Glozheni?, Enxhi Vrapi ka vendosur ti mbështesë ata për vitin e ardhshëm.