Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kandidati për kryetar bashkie në Dibër, Sherefedin Shehu, së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilluan një takim me të rinjt në Peshkopi.
Krijimi i kushteve për arsimim dhe mundësive për punësim janë prioritet i Sherededin Shehut.
Sherefedin Shehu: ? Ju do të jeni pjesa e ndryshimit të qytetit. Unë do t?u mbështes që të shkolloheni ashtu siç e meritoni ju edhe Dibra. Dibra është vendi me pasuri intelektuale. Dibra është vendi me një trashëgimi të madhe dhe kësaj pasurie ne do ia rrisim vlerat duke sjellë investime në Dibër. Flasim për investime private. Ne do të krijojmë një vision të ri por realizimi I tyre kërkon energji dhe atë energji do e marr tek ju. Ju do të jeni energjia e realizimit të projekteve të zhvillimit të Dibrës?
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se rinia është pararendëse e fitores së PD-së në Dibër dhe gjithë Shqipërinë. Ashtu si në vitet 90, edhe sot është detyrë e rinisë të largojë të keqen dhe t?ua kthejnë dibrën, dibranëve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shehu-takon-te-rinjte-ne-diber-do-mbeshtes-arsiminin-tuaj/