Ndryshimi i menjëhershëm i motit ka sjellë fluks në spitale dhe qendrat shëndetësore.
Mirela Sula
?Kemi të bëjmë me virozë stinore dhe jo grip?
Më të prekurit kryesisht janë fëmijët dhe të moshuarit. Simptomat e para mund të zgjasin nga dy deri në 7 ditë, por mos trajtimi I tyre shkakton komplikacione, duke zgjatur shqetësimet deri në dy javë.
Mirela Sula
?Fillon me kollë të thatë, me gricje fyti, mund të kemi të vjella.. pas disa ditësh mund të kemi edhe komplikime me ndonjë infeksion të veshit apo fyt të qelbëzuar??
Mbi të gjitha, kjo virozë stinore është ngjitëse, shpërndahet lehtësisht nga një person te tjetri me spërkla të frymëmarrjes, kur ne flasim, tregojnë mjekët, ndaj duhen shmangur grumbullimet e njerëzve në kafene apo vendet e punës.
Mirela Sula
?Pra duhet që personi që është i sëmurë të rrijë disa ditë në shtëpi që të mos bëhet përhapës i virozës së tij?.
Vaksina e gripit që bëhet gjatë muajve tetor nëntor, lufton këto viruse. Për ata që ende se kanë bërë, ka ende kohë për të dhënë efekt, në rast të kundërt duhet të kurohen sipas simptomave dhe të kenë parasysh këto këshilla.
Mirela Sula
Element shumë të rëndësishëm që rrisin imunitetin janë shëtitjet në ajër të pastër, ushqyerja sipas frutave e perimeve të stinës. Pini sa më shumë lëngje. Por fëmijët kanë nevojë sidomos edhe për ushqime proteinike si mishi i viçit, pulës apo peshku. Dhe këshilla që e them shpesh , lani duart. Higjena është kryesore?
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Mjeket#TopChannel