Park per femijet dhe te moshuarit ne Rr “5 Maji”

RTV KLAN 2018-05-03

Views 3

Një hapësirë prej 11 mijë m2, e cila deri pak kohë më parë shërbente si vendgrumbullim për mbetjet urbane, po shndërrohet në një park të ri natyror në Tiranë, ku përveç gjelbërimit, do të ketë hapësira të posaçme çlodhëse për të gjitha grupmoshat. Bashkia e Tiranës nisi punën për transformimin e kësaj zone që ndodhet midis rrugëve ?Ali Beshiri? dhe ?Dervish Luzha?, duke kaluar tashmë në një fazë të re, atë të ndërtimit të parqeve nëpër lagje.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi nisjen e punës dhe u shpreh se aksioni për mbjelljen e pemëve të reja do të shtrihet si brenda qytetit, ashtu edhe në periferi të tij. ?Sot kemi kaluar në një pjesë tjetër të qytetit, ku ka nevojë për gjelbërim. Tani që po i afrohemi stinës së dimrit dhe koha është e përshtatshme për të mbjellë, po i shtrijmë aksionet tona si brenda qytetit në zona urbane si kjo, ashtu edhe në periferi, si te Parku i Liqenit, i Farkës dhe i Kasharit. Sapo kemi pastruar një territor i cili ka qenë një lloj landfilli informal për gjithë zonën e rrugës ?5 Maji?. Madje, sa herë kemi organizuar aksione pastrimi, kjo hapësirë ka qenë një nga pikat e nxehta dhe më problematike të qytetit?, tha Veliaj.

Sipas projektit për rikualifikimin e hapësirës, bashkia do të mbjellë qindra pemë të llojeve të ndryshme, si dhe do të vendosjë stola, kosha, ndriçim dhe module të ndryshme për të moshuarit dhe fëmijët. ?Kemi hequr plehrat, po bëjmë gjithë sistemimin e terrenit, ndërsa sot filluam me mbjelljen e 750 pemëve, për t?i shtuar një tjetër park qytetit. Po ta shikoni si hapësirë, do të konsiderohej një park mesatar, pra jo një park i vogël, çka na jep mundësi që të kemi jo vetëm gjelbërim, të kemi ambiente për të moshuarit, kënd lojërash për fëmijët?, theksoi kryebashkiaku.

Share This Video


Download

  
Report form