Teksa ende nuk janë të qarta shkaqet e zjarrit të rënë në një pallat në Pogradec, sipas nënkryetarit të bashkisë, Paskalin Ziko shprehet se zjarri ka rënë fillimisht në çati dhe më pas është përhapur tek apartamentet e katit të pestë dhe të katërt për shkak të erës. Ziko tha se bashkia do të gjejë strehë për familjet që kanë mbetur jashtë si pasojë e djegies së apartamenteve.
?Një nga katet e sipërme i ka rënë zjarri dhe nga era e fortë është përhapur dhe në apartamentet e tjera. Forcat zjarrfikëse janë duke punuar për të shuar flakët dhe nuk ka persona të lënduar. Bashkia do marrë masat e nevojshme për të gjetur strehë për familjet që kanë mbetur jashtë. Nuk mund të flas me siguri për dëmet. Por për fatin e mirë dhe më kryesorja është që nuk pati dëme në njerëz?, tha nënkryetari i bashkisë së Pogradecit Paskalin Ziko
Banorët u evakuuan nga apartamentet dhe nuk ka të lënduar mes tyre por raportohen dëme të shumta materiale.