DURRES-Rrëzohen aksidentalisht 4 katet e fundit pa leje të një pallati 24 kate tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës.
Struktura e kateve të pallatit të ndërtuar pranë rërës në pronësi të Enver Shalës ka rënë paraditen e sotme.
Skelat e 4 kateve të fundit ishin në proces ndërtimi, ndërsa punimet e pallatit ishin pezulluar prej disa muajsh, pasi u konsideruan si ndërtime pa leje.
Nga 24 metra lartësi kanë rënë inertet e strukturës, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.