DURRËS- Një 50-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i shtatë i një pallati. Nuk dihet nëse gruaja ka rënë aksidentalisht apo është vetëhedhur.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 5 të qytetit, ku gruaja ende e paidentifikuar ka gjetur vdekjen e menjehershme.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku edhe kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.