Kurti refuzon per here te dyte Thaçin

RTV KLAN 2020-01-06

Views 0

Dy herë radhazi gjatë ditës Albin Kurti ka refuzuar ftesat e presidentit Hashim Thaçi për t?u takuar për t?u konsultuar rreth mandatarit për qeverinë e ardhshme.

Në ftesën e parë që i ishte bërë Kurtit për orën 13:30, ky i fundit ishte arsyetuar për afat të shkurtër kohor dhe se është jashtë Prishtinës e nuk ka mundësi të takohet.

Më pas një ftesë tjetër kishte arritur në zyrat e LVV-së për takim në orën 20:00. Edhe kjo ftesë u refuzua.

?Ju faleminderit për dy ftesat e sotme që të takohemi sot, ftesa këto që fillimisht publikoheshin nëpër portale pastaj mbërrinin në zyrën tonë. Sot isha jashtë vendit. Nuk do të mund të vij as sonte. Për t?u konsultuar për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë, takohemi gjatë ditëve në vijim. Ndërkohë, por i shqyrtoj këto nenet që i keni përmendur në dy letrat tuaja?.

Në bazë të nenit 95 pika 1 për zgjedhjen e qeverisë, Presidenti i i propozon Kuvendit kandidatin për Kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë.

Prej kohës kur emri i propozohet Kuvendit, kandidati për kryeministër ka afat 15 ditë të paraqesë përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit.

Nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, presidenti brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë. Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë Presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet e reja.

Derisa zyra e BE-së në Kosovë nëpërmjet një njoftimi kanë uruar zgjedhjen e Glauk Konjufcës, në postin e kryetarit të Kuvendit.

Në njoftimin e Zyrës së BE-së thuhet se Kosova duhet të formojë sa më shpejtë qeverinë e re në mënyrë që të ecë përpara në zhvillimin e saj ekonomik dhe shoqëror, mbi sundimin e ligjit dhe në agjendën e saj evropiane.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form