Ish kryeministri Sali Berisha ka humbur një tjetër proces gjyqësor për shpifje për një status të publikuar në Facebook.
Ish numri 1 i qeverisë shqiptare u padit në vitit 2018 në Gjykatën e Tiranës për shpifje nga pasardhësi i tij Edi Rama.
Paraditen e të premtes gjyqtarja Marjana Dedi e gjeti përgjegjës për shpifje zotin Berisha duke kërkuar pagimin e një dëmshpërblimi, prej 500.000 lekësh kryeministrit Edi Rama.
Më 14 Tetor 2018 Sali Berisha publikoi këtë status në Facebook ku thoshte se familjet mafioze Rama, Xhafa, Balla e Tahiri janë nën hetim ndërkombëtar jo nga një por nga disa agjenci të vendeve partnere.
Gjykata mbërriti në përfundimin se ajo çfarë kishte publikuar zoti Berisha nuk ishte e bazuar në fakte. Gjatë seancave gjyqësore pala mbrojtëse e kryeministrit në këtë proces I tha gjykatës se pala e paditur duhet ti vërë në dispozicion të gjykatës faktet apo grup faktet ku bazohej statusi zotit Berisha.
Në të gjitha seancat gjyqësore avokati zotit Berisha dështoi në sjelljen e provave e si pasojë gjykata e pati të lehtë të mbërrinte në përfundimin se ishte konsumuar shpifja.
Pas gjyqeve të fituara me Jorida Tabakun, Arben Imamin ku me Sali Berishën është i treti fituar nga kryeministri Rama për shpifje.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ediramaal#SaliBerisha#TopChannel