Report TV - Padia për shpifje, Balla përballë Shkëlzen Berishës në gjykatë

Report TV 2018-05-11

Views 0

IRANE-Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla po përballet në gjyq me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha pas padisë që ky i fundit bëri për shpifje. Seanca te Krimet e Rënda ka nisur në orën 15:00. Djali i ish-kryeministrit Berisha ka arritur në orën 15:00 në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Shkëlzen Berisha është futur i pari në ambientet e gjykatës i shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa më pas është futur edhe kryetari i grupit të PS, Taulant Balla. Kreu i grupit parlamentar socialist është paditur për shpifje nga djali i ish-kryeministrit, lidhur me provat e publikuara nga komisionit hetimor parlamentar për çështjen 'CEZ'.
Deklarata e Shkëlzen Berishës
Jam këtu për të vendosur drejtësi. Gjykata iu përgjigj kërkesës së prokurorit dhe ia kthen sërish gjykatës së lartë. Kjo është frikë për të vendosur drejtësi. Gjykata e Lartë është institucioni më i lartë dhe një kryeprokuror dhe gjykatës që ka frikë mund të kthejë sërish në gjykatën e Lartë. Balla e ka një damkë si shpifës, dua që të marrë një përgjigje ligjore. CEZ? Kjo është cështje e ndryshme, për të cilën Balla thotë se për tre vite nuk kam paguar asnjë taksë. Unë kam paguar mbi 15 mln lekë taksa. Përsa i përket CEZ është një shashkë dhe kam deklaruar atë që kam deklaruar para jush. Nuk kam lidhje as me privatizimin dhe as CEZ në Shqipëri. Taulant Balla ka thënë që unë nuk kam paguar asnjë taksë, unë dua transparencë, kam dokumente nga tatimet, kam paguar taksa. Balla është i vetmi kryetar grupi që nuk zbaton vendimin e Apelit si shpifës dhe fshihet pas Ramës dhe nuk paguan detyrimin. Nëse ky vend do të kishte prokurori, Balla do të ishte proceduar. Dosja CEZ? Nuk kam pritshmëri, pasi nuk lidhje me privatizimin apo privatizime.

Share This Video


Download

  
Report form