lir Yzeiri, kryeredaktor i 'Le Monde Diplomatique' në shqip ka deklaruar se është i bindur se Albin Kurti do të pranojë propozimin e Isa Mustafës për krijimin e qeverisë së re. Në studion e Report Tv, në emisionin 'Repolitix', Yzeiri madje ka vënë bast me të ftuarit duke thënë se Kurti do të pranojë që Isa Mustafa dhe partia që ai drejton të marrë postin e presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe gjysmën e qeverisë.
"Vë bast që Albin Kurti do të tërhiqet dhe do bëjë siç tha Mustafa. Jam i sigurt për këtë", tha Kurti në studion e Report Tv.