#rtvora #oranews
Refuzimi i Kosovës për të marrë pjesë në tryezën e Minishengenit dhe thirrjet kundër projektit, detyruan Kryeministrin Edi Rama të bëjë një sqarim në facebook, që siç thekson edhe vetë, po e bën shkurt sepse është ditë Krishtlindje.
Zërat kundër i etiketon si bajate dhe gjuhë e bërë thikë. Kryeministri këmbëngul se pjesmarrja e Kosovës në tryezë i shërben më së pari Prishtinës dhe me këtë rast i drejton një pyetje me nota të theksuara ironie të gjithë atyre që refuzojnë minishengenin.
Edi Rama: Tani një pyetje po ju bëj, si ?vëllau i Vuqiqit?, juve o ?atdhetarë?, që atdheun e dini në këto raste thikë në majë të gjuhës, për të prerë dhe mundësisht për të vrarë: Si mendoni Ju, ?vëllaut tim? serb i pëlqen më shumë që Kosova të vijë në tryezë a të mos vijë?
Dhe fill pas pyetjes, Edi Rama ka edhe përgjigjen gati.
Edi Rama: Ju?a them unë që mos lodheni ta mendoni: Të mos vijë fare! Sepse duke mos ardhur në tryezë Kosova nuk flet dot, nuk dëgjohet dot, nuk ndikon dot dhe as nuk fiton dot asgjë! Ndërsa piskamat Tuaja ndaj meje, i dëgjoj unë jo ai! Madje askush tjetër, as Shtetet e Bashkuara e as Bashkimi Europian, që e mbështesin pa rezervë atë tryezë dhe e duan Kosovën bashkë me të gjithë në tryezë, nuk i dëgjojnë ato piskama dhe hiç aspak mirë nuk mendojnë për mungesën e Kosovës.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/e-kryqezuan-kosoven-rama-mallkimet-tuaja-nuk-bejne-tradhtar-esat-pashe
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp