RTV Ora - Meta me librin për Esat Pashë Toptanin mesazh për Shkodrën

Ora News Lajme 2019-08-15

Views 0

#rtvora
Pas 2 javë pushimet në Prevallë, ku presidenti Ilir Meta shijoi nga ngjitja në malë dhe deri në ujërat e ftohtë të liqenit të Jazhincës, kreu i shtetit është rikthyer në Shqipëri ku tensionet politike vazhdojnë të jenë të larta.

Madje duket se dhe mesazhin më të fundit kreu i shtetit e ka dhënë pikërisht për Shkodrën. Më 13 gusht PD publikoi dokumente të autoriteteve italiane të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri i Partisë socialiste për kryetar të Bashkisë së Shkodrës Valdrin Pjetri, ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancave narkotike, ndërkohë PS ka pezulluar proceduren e betimit të Pjetrit.

Në facebook sot kreu i shtetit sugjeron për lexim librin e gazetarit Ilir Ikonomi, "Esat Pashai, njeriu, lufta pushteti."

'Një libër që duhet lexuar për histori që nuk duhen harruar dhe marrëveshje që s'duhet të përsëriten." shkruan Meta.

Ky është mesazhi që kreu i shtetit duket se jep për aktualitetin politik të ditëve të sotme. Në fakt dhe qëndrimi i Esat Pashait për dorëzimin e Shkodrës ka ndarë historianët në dy kampe. Vetë Ikonomi nënvizon se konteksti i zhvillimit të ngjarjeve nuk është ky sot. Dhe se kalaja u dorëzua kur nuk kishte as ushqime. Ndërsa mjaft historian shprehen se lufta shërbeu për të mbajtur qytetin brenda territorit shqiptar.

Në të kundër historian të tjerë shprehen se Esat Pashai firmosi marrëveshjen për dorëzimin e Shkodrës duke përfituar shuma monetare dhe për tu fuqizuar politikisht. Madje duke e parë dhe si një veprim të rrezikshëm që mund të mbante qytetin jashtë territorit shqiptar

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/meta-me-librin-esat-pashe-toptanin-dhe-marreveshjet-qe-sduhet-te-perseriten

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form