Besimtaret e krishtere festojne Krishtlindjen

RTV KLAN 2020-01-06

Views 1

Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtuan lindjen e Krishtit.
Festa e katolikëve nisi me meshën e mbajtur në kishën e Shën Palit mesnatën e së hënës ku qindra besimtarë u lutën për paqe, mbarësi e dashuri.

Arqipeshkvi Imzot Xhorxh Frendo e vendosi theksin në fjalën e tij te solidariteti që treguan shqiptarët për të prekurit pas tërmetit të 26 Nëntorit. Ai bëri edhe një apel për të mos përfituar nga tragjedia duke u shprehur se po bëjnë një mëkat të madh.

I pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.

Ndërsa besimtarët ortodoksë u mblodhën mëngjesin e 25 Dhjetorit në Katedralen ?Ngjallja e Krishtit? në meshën që drejtohej nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos.

Edhe në rrethe besimtaret u janë drejtuar kishave për të ndjekur meshën në ditën e lindjes së Krishtit.

Besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin për një vit me më shumë shëndet, fat, paqe e harmoni.

Një meshë e veçantë u është kushtuar viktimave që humbën jetën në tërmetin e 26 Nëntorit.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form