Report TV - Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen! Frendo: Mëkat pasurimi nga tërmeti

Report TV 2020-01-06

Views 0

Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë Krishtlindjen. Kjo ditë e shënuar simbolizon paqe e dashuri ndër besimtarët, ndërsa në Tiranë kulmoi në mesnatë me meshën që u mbajt në katedralen e Shën Palit. Qindra besimtarë iu drejtuan katedrales duke u lutur për paqe, mbarësi e dashuri. Të pranishëm ishin edhe Presidenti Ilir Meta, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, por edhe figura të tjera nga politika dhe fusha të tjera. Në meshë ishte edhe udhëheqësja e opozitës iraniane (MEK), Maryam Rajavi.

Arqipeshkvi Imzot George Frendo në fjalën e tij gjatë meshës e vendosi theksin te solidariteti që treguan shqiptarët për të prekurit pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit. Ai tha se shqiptarët e kanë të shkruar në ballë dhe në zemër solidaritetin. Por, Imzot George Frendo kishte edhe një apel për të gjithë ata që po përfitojnë nga ky moment tragjedie. Ai iu drejtua të gjithë atyre që po abuzojnë duke rritur çmimet e qirave për banesat nisur nga rritja e kërkesave dhe atyre që kanë ngritur çmimet për materialet e ndërtimit se po bëjnë një mëkat të madh.Në përfundim të meshës besimtarët uruan njëri tjetrin për sa më shumë mirësi dhe begati. Ndërsa mesha e ortodoksëve po mbahet mëngjesin sotëm në Katedralen ?Ngjallja e Krishtit? dhe do të drejtohet nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos. Në Shqipëri Krishtlindja festohet edhe nga besimtarët jo të krishterë, pasi është një nga festat më të pëlqyera nga të gjithë.

Share This Video


Download

  
Report form