Të pastrehë që ngrohen me zjarr, qindra të tjerë tek të afërmit! Shijaku i braktisur pas tërmetit

Report TV 2019-12-24

Views 2

SHIJAK - Në Shijak asgjë nuk ka aromën e atmosferës festive në prag të ndërrimit të viteve. Rrugicat janë bosh, pa gjallëri, ndërsa lagjja "Luginë", një nga më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit, i ngjason një qyteti fantazmë, të rrënuar e të braktisur. Shiritët dhe kryqet e kuq vendosur në pallatet që u kthyen të pabanueshëm nga tërmeti shkatërrues janë e vetmja panoramë që ofron qyteti. Një muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, qytetarët ende janë të frikësuar, dhe në rastin më të keq, qindra vijojnë të jenë të pastrehuar. Qyteti i vogël që nuk e ka njohur fluksin e ndërtimeve të reja ndër vite, nuk ka as shtëpi me qira ku të mbeturit pa strehë mbi kokë të fusin kokën.

Banesa e Afërdita Berhamit në "Luginë" u shpall e banueshme. Vendi ku ajo gjen strehë për veten dhe fëmijët e saj është kjo çadër teksa ditët e ftohta të dimrit i kalojnë vetëm përmes një zjarri me kartonë. E lënë në harresë është edhe vajza e sja 13-vjeçare, e cila është e paralizuar dhe kërkon një shërbim më të specializuar, ndërsa aktualisht qëndron në kushte të tmerrshme ku gjumin e bën në karrocë.

Share This Video


Download

  
Report form