Një zjarr ka rënë në një magazinë të vjetër që ndodhet në lagjen Pavarësia në Vlorë. Nga flakët nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale, ndërsa magazina ishte e braktisur prej kohësh.
Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarri, ndërsa zjarrfikësja po punon për shuarjen e flakëve.