Report TV -Gjyqtari pushon çështjen Tufa kundër Brahos për çështje procedurale!

Report TV 2019-12-24

Views 0

TIRANË - Gjyqtari i Tiranës Sokol Pasho ka pushuar çështjen për kallëzimin penal të Agron Tufës, kundër deputetit Spartak Braho për fyerje dhe shpifje ku kërkonte dëmshpërblim 250.000 leke. Me një vendim të marrë më 13 dhjetor të këtij viti, gjyqtari argumenton se nuk legjitimohet avokati për të përfaqësuar Agron Tufën në procesin gjyqësor ku Tufa është akuzues.

Gjyqtari argumenton se prokurora që i është dhënë avokatit Kujtim Cakrani por edhe Arjon Besimatj, është e tillë: "Agron Tufa u ka dhënë të drejtë dhe kompetencë të plotë që në emrin dhe për llogari time edhe në mungesë time të kryejnë veprimet e mëposhtme juridike, duke më përfaqësuar dhe mbrojtur në hetim e gjykim për cështjen penale për të cilën po hetohem". Por gjyqtari Pasho argumenton se në këtë rast, Tufa është në cilësinë e akuzuesit , ndërsa kompetencat ia ka dhënë avokatëve lidhur me cështje penale për të cilat ai hetohet!.

Share This Video


Download

  
Report form