#rtvora #oranews
Të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit do të trajtohen me bonus qiraje deri në vitin 2021.Ministri për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, Bledi Çuçi, e deklaroi këtë gjatë një vizite në Manëz të Durrësit.
Banorët e mbetur të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit do të trajtohen me bonus qiraje deri në maj të vitit 2021.
Kështu deklaroi drejtuesi qëndror i Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, Bledi Çuçi, gjatë një vizite në Manëz të Durrësit.
Çuçi: Nga sot kushdo shkon dhe merr shtëpinë me qira dhe jeton me qira. Ne do të garantojmë qiranë deri në maj 2021 të gjithë njerëzve që u është prishur dhe bërë e pabanueshme banesa.
Çuçi i premtoi banorëve se shumë shpejt një grup i veçantë do të nisë vlerësimin përfundimtar të godinave të dëmtuara.
Çuçi: Më vonë do të vlerësohen më me thellësi pjesa e pallateve, janë të gjitha para 1990. Të vlerësohen nëse duhen prishur apo riparohen. Do të vijë një grup i posaçëm për të parë vetëm ndërtesat që grupi i parë i ka konstatuar të pabanueshme për tu prishur. Për të marrë një vendim përfundimtar do të vijë një grup i posaçëm.
Aktualisht grupet e përbashkëta të inxhinierëve vijojnë punën në terren për vlerësimin e dëmeve të fatkeqësisë natyore.
Në përfundim të këtij procesi do të përgatitet raporti përfundimtar, që i hap rrugë mbajtjes së konferencës së donatorëve dhe më pas programit të rindërtimit.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/bonus-qiraje-deri-ne-2021-te-prekurit-nga-termeti
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp