#rtvora #oranews
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, thotë se SPAK duhet të hetojë edhe dosjen e privatizimit të OSSH.
Balla: Punë të mbarë SPAK. Duhet të shoqërohet menjëherë me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. 140 dosje do të jenë punë e parë e prokurorëve. Një ndër dosjet që do të kërkoja duhet të jetë edhe kallëzimi i bërë nga Kuvendi i Shqipërisë lidhur me gjetjet e raportit të Komisionit Hetimor për privatizimin e OSSH.Janë kallëzuar autoritete të larta duke filluar nga Sali Berisha.
Por ndërsa dosja vijon të jetë në gjykatë, Balla ka këtë kërkesë.
Balla: Kjo çështje duhet hetuar dhe do ti kërkoja gjykatës ta kthejë mbrapsht. Kjo dosje të jetë një ndër dosjet e SPAK. Jam informuar që gjykata këtë çështje do ta shqyrtojë më 27 dhjetor.
Nga Elbasani, Balla një koment pati edhe për paketën "Antishpifje", për të cilën në minutat e fundit para votimit propozoi edhe disa ndryshime.
Balla: Ligji kundër abuzimit në dëm të cilësisë së lajmit është luftuar vetëm me shpifje. Të gjithë argumentat e drejtuar me keqdashje.Ne sot kemi ligj kundër shpifjes për të garantuar që puna juaj të mos baltoset nga puna e ndonjë kolegu tuaj.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/balla-spak-duhet-te-hetoje-edhe-privatizimin-e-ossh-se
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp