#tvora #rtvoranews
Partia Demokratike ka publikuar të tjera dokumenta që implikojnë kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në skemën e pastrimit të parave.
Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja Ina Zhupa, zbardhi skemën sesi sipas saj, Veliaj pastron paratë e mafias italiane.
Zhupa kërkon hetim nga drejtësia e re, për atë që e cilëson si aferë korruptive.
Zhupa theksoi se Partia Demokratike do të vijojë të denoncojë të gjithë skemën e përdorur nga kryebashkiaku Veliaj në abuzimet e tij me paratë publike.
"Bashkia e Tiranës mund të jetë përdorur për të pastruar paratë e një prej klaneve më të rrezikshme mafioze italiane, përmes kompanisë së krijuar nga Erion Veliaj, Eco Tiarana.
Ortakët italianë të kompanisë, miq të Erion Veliajt dhe Edi Ramës, janë vendosur sot nën akuzë për pastrimin e parave të mafias italiane.
Ata kanë përdorur për këtë aktivitet kriminal kompaninë publike të pastrimit të Veronës, Amia, e cila është ortake me 49 përqind të aksioneve në kompaninë e pastrimit të Tiranës, Eco Tirana.
Kjo kompani u propagandua me shumë bujë si kompania që jo vetëm do ta bënte Tiranën qytetin më të pastër në rajon, por ishte pjesë e projektit të madh për diferencimin e mbetjeve që në burim dhe grumbullimin e tyre.
Ky është momenti i firmosjes së marrëveshjes mes Erion Veliajt dhe kryebashkiakut të Veronës, Flavio Tosi 4 vjet më parë. Sipas kësaj marrëveshje me kumbar Edi Ramën, Eco Tirana krijohet sipas modelit të kompanisë publike të pastrimit të Veronës, Amia.
Sot zbulohet se kjo kompani i ka shërbyer mafias së plehrave për pastrimin e parave, duke e bërë edhe funksionimin e saj në Shqipëri të dyshuar kryesore për aktivitet kriminal.
Hetimet e prokurorisë italiane kanë zbuluar se ortakja e kompanisë së plehrave të Tiranës ka qenë një mekanizëm për mafian e plehrave në Itali dhe pastrimin e parave të klanit mafioz Ndragheta.
Prokuroria ka akuzuar 26 persona ndër to ish-kryebashkiakun Tosi dhe Andrea Miglioranzi për bashkëpunim në organizatë kriminale, mashtrim, pastrim parash, ryshfet, trafik droge, korrupsion, transferim të mirash materiale në shkelje me ligjin.
Afera me mafien e plehrave duhet hetuar edhe në Shqipëri. Nuk duhet hetuar vetëm Erion Veliaj që e ka firmosur marrëveshjen me bashkëpunëtorin e Ndraghetës, por duhet hetuar edhe Edi Rama, i cili është nismëtari i kësaj marrëveshjeje mes mafiozësh.
Deri tani, Eco Tirana, me ortake kompaninë publike të Veronës, të përdorur nga mafia kalabreze është paguar rreth 4 milionë euro nga Erion Veliaj, duke përfshirë edhe pagesën për diferencimin e mbetjeve, kur ky proces nuk ekziston në Tiranë."
Në Itali ka nisur hetimet per 26 persona ndër to ish-kryebashkiakun Tosi dhe Andrea Miglioranzi për bashkëpunim në organizatë kriminale, mashtrim, pastrim parash, ryshfet, trafik droge, korrupsion, transferim të mirash materiale në shkelje me ligjin.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pd-spak-te-hetoje-ramen-e-veliajn-afera-mafioze
Follow TV Ora dhe RTV...