"Minishengeni Ballkanik" Vuçiç, Zaev e Gjukanoviç sot në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-12-20

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor këtë të premte do të zbarkojnë në Tiranë në takimin e tretë, me qëllim krijimin e një hapësire të lëvizjes së lire mes vendeve të rajonit.Presidenti serb aleksandar vucic, kryeministri maqedonas zoran zaev dhe presidenti I malit të zi Milo Gjukanovic do të jenë në Tiranë për samitin e quajtur ndryshe mini schengeni ballkanik.Por, në këtë takim nuk do të jetë e pranishme Kosova.Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka refuzuar ftesën e Ramës, një qëndrim ky i mbajtur nga Prishtina zyrtare edhe për dy takimet e para në novi sad të Serbisë dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut.Sot pasdite në orën 17.00, Kryeministri Edi Rama do të presë liderët e ftuar në një takim jozyrtar në Tiranë.Dy orë më pas, së bashku me delegacionet pjesëmarrëse ata do të jenë të pranishëm në Parkun Olimpik, në eventin e veçantë të bamirësisë ?Ti nuk do të jesh kurrë vetëm?, dedikuar procesit të rindërtimit, pas tërmetit të 26 nëntorit.Ndërsa të shtunën, liderët rajonalë do të vizitojnë disa nga zonat e prekura nga tërmeti, në Durrës, e më pas do të zhvillohet ?Sesioni i liderëve? ku në focus do të jenë përfitimet e qytetarëve të rajonit nga krijimi I një hapësire pa barriera për njerëzit dhe mallrat.Ndërkohë në tiranë lëvizja vetëvendosje me qedër në shqipëri do të protestojë kundër ardhjes se kreut të shtetit serb Vucic të cilin e akuzon se mohon genocidin në Kosovë.

Share This Video


Download

  
Report form