Me ngritjen e SPAK (Struktura e Posaçme Antikorrupsion), që do të hetojë korrupsionin në nivele të larta, pritshmëritë e publikut janë të mëdha për një drejtësi të reformuar.
Pikërisht për këtë temë është diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Opinion? në Tv Klan. Politologu Afrim Krasniqi tha se vendimin e sotëm për zgjedhjen e kreut të SPAK, e shikon si rezultat të lobingjeve. Sipas tij, edhe në proceset e Vettingut ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve, ka vendime selektive.
?Në momentin që do fillojë SPAK, s?merret më njeri me Vettingun. Vettingu nuk është më lajm në media. Por në fakt çfarë ka ndodhur me Vettingun? Ne bëjmë monitorim në procese dhe na ndodh që disa individëve ju shkon procesi 20 muaj për t?u gjykuar. Disave ju shkon 20 ditë. Dhe aty ka vendime selektive për të cilat nëse do respektohej i njëjti standard për të gjithë, ne sot do kishim 15 prokurorë në detyrë. Dhe do kishim një numër të madh strukturash të kaluara. Ka disa ndërhyrje. Ka ndërhyrje politike, por ka edhe lobingje. Për shembull, edhe vendimin sot në SPAK për kryetarin, unë e kam parë rezultat të një lobingu shumë të fortë midis prokurorëve me njëri-tjetrin, jo lobing të madh të politikës. Sidomos në KPK, ata komisionerët publikë kanë ndikim të gjithë faktorëve, dhe janë pranuar tashmë dhe nga raporte. Politika është gjithmonë e përfshirë?, deklaroi politologu Afrim Krasniqi.
Duke folur për SPAK dhe arrestimet e bujshme që priten, Afrim Krasniqi bëri paralelizmin me drejtësinë e re në Kroaci dhe Rumani, për ta krahasuar me punën që duhet të bëjë SPAK në vendin tonë për të fituar besimin e qytetarëve.
?Goditja e parë ishte ish-Kryeministri. Së fundmi është dënuar me 2.5 vite. Thelbi i kroatëve ishte i tillë: Ne do japim një shembull publik, që të fitojmë besimin e publikut. Dhe ata dhanë një goditje të madhe. Pasi kapi Kryeministrin, kapi në nivele të larta politikanë e deputetë, po nuk shkoi tek ç?na kanë lënë dosje ata Kontrollit të Lartë të Shtetit, por u morën me dosje korruptive të zyrtarëve të lartë. Në Rumani e njëjta gjë. Por kush është problemi kryesor? Në Rumani, për shembull, politika bëri një cikël katarsisi dhe politika u bashkua dhe shkarkoi prokurorin. E njëjta gjë do ndodhë në Shqipëri. Ne jemi nga vendet me elitën politike më të korruptuar. Në fazën e parë, pasi do presin si do reagojë, politikanët në Shqipëri do bëhen me njëri-tjetrin kundër SPAK?, tha Krasniqi.