Gardiani i burgut të Fierit vret me armën e shërbimit dy të rinj në poliklinikën e Patosit

Report TV 2019-12-19

Views 0

FIER - Një ngjarje e rëndë ndodhi në Poliklinikën e Patosit, ku një gardian i burgut të Fierit ka qëlluar me armën e shërbimit duke lënë të vdekur dy persona, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen në vend, ndërsa tjetri ndërroi jetë në spitalin e Fierit. Policia mundi të arrestojë në kohë rekord autorin e ngjarjes, efektivin e burgjeve Martin Skëndaj si dhe sekuestroi armën e zjarrit.

Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri në ambientet e Poliklinikës së Patosit, duke lënë të vdekur Elis Kapajn 22 vjeç, ndërsa Manol Rrapaj 26 vjeç, nuk mundi t'i mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital. Të dy viktimat janë nga Patosi, banues në fshatrat Kashisht dhe Kuqa, ndërsa sipas hetimeve paraprake dyshohet që edhe të rinjtë të jenë përfshirë në konflikt me Skëndajn para të shtënave duke e qëlluar me sende të forta. Report Tv mëson se konflikti dyshohet se ka ndodhur për shkak të një femre.

Share This Video


Download

  
Report form