Report TV - Kombinat - Gardisti vret gruan me armën e shërbimit, shkak xhelozia

Report TV 2016-04-06

Views 8

TIRANË- Një konflikt për motive xhelozie ka përfunduar me vrasjen e një gruaje mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 07.10 në kryeqytet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në familjen Dervishi në rrugën e Qelqit, në zonën e Kombinatit, ku burri ka vrarë me armë zjarri gruan.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Admir Dervishi nga Tepelena, punonjës i Gardës së Republikës dhe baba i dy fëmijëve. Sipas policisë mësohet se Dervishi, tashmë i arrestuar, ka qëlluar bashkëshorten I.Dervishi, me armë zjarri.

E plagosura nuk mundi t?u shpëtojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin e QSUT, 2 orë pas ngjarjes.

Admir Dervishi, punonjës i Gardës së Republikës që nga viti 2009 e ka qëlluar gruan e tij me armën e shërbimit, pistoletë tip TT. Menjëherë pas ngjarjes, Garda e Republikës ka njoftuar shkarkimin e Dervishit.

Tashmë ai ndodhet i arrestuar dhe do të hetohet nga Gjykata e Krimeve të Rënda, kjo për shkak të krimit brenda familjes.

Sakaq mbetet engimë fati i dy fëmijëve të vegjël, të cilët tashmë mbeten vetëm, pas vrasjes së të ëmës, ndërkohë që i ati do të jetë në burg.

Policia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Video


Download

  
Report form