Autoritetet e qytetit japonez, Hiroshima planifikojnë rrëzimin e dy ndërtesave që i mbijetuan bombës atomike të vitit 1945.
Zyrtarët duken të vendosën t?i shembim godinat pavarësisht se banorët këmbëngulin që këto objekte të ruhen si pjesë e historisë. Strukturat ekzistuese që prej vitit 1913, qenë shfrytëzuar fillimisht si fabrika për prodhimin e veshjeve ushtarake e më pas si hapësira për akomodim të studentëve. Pas sulmit, ato u shndërruan në një spital të improvizuar.
Një i mbijetuar i tmerrit të përpara 7 dekadave e gjysmë tha se godinat mund të shfrytëzohen si hapësira për promovim të zhdukjes së armëve bërthamore. Shpresa e tij është që zyrtarët të ndryshojnë mendje, edhe pse vendimi duket se është marrë. Në 2017-tën, disa ekspertë thanë se strukturat kishin gjasa të shembeshin në rastin e ndonjë tërmeti të fortë. Rreth 80,000 persona humbën jetën si rezultat i bombës dhe rreth 35,000 të tjerë janë plagosur.
Shpërthimi i bombës atomike shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit dhe i tregoi botës fuqinë e tmerrshme të saj. Shtetet e Bashkuara shpresonin që Japonia të dorëzohej pas këtij sulmi, dhe kur kjo nuk ndodhi, sulmuan tre ditë më vonë me bombë bërthamore Nagasakin. Japonia kapitulloi gjashtë ditë më vonë, duke i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Hiroshima#TopChannel