Zgjatet deri me 31 Mars 2020 gjendja e fatkeqesise natyrore

RTV KLAN 2019-12-16

Views 0

Qeveria vendosi shtyrjen deri në 31 Mars 2020 të gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga tërmeti i 26 Nëntorit, që goditi vendin tonë. Vendimi i Këshillit të Ministrave u miratua në Komisionin e Sigurisë, duke marrë edhe votat e deputetëve të opozitës.

Shtyrja deri në 31 Mars e fatkeqësisë natyrore, sipas qeverisë do i japë zgjidhje përfundimtare strehimit të banorëve dhe rikthimit të tyre në banesat e rikonstruktuara, por edhe si periudhë për nisjen e procesit të rindërtimit.

Ndërkohë në terren grupet e inxhinierëve po bëjnë vlerësimin e banesave, se cilat janë të banueshme dhe pabanueshme, për rikonstruksion ose shembje. Mëngjesin e së hënës Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi aksionin për shembjen e 7 pallateve të shpallur të pabanueshëm në Laç, të cilat u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Bazuar në akt-konstatimet e hartuara dhe miratuara nga Instituti i Ndërtimit është vendosur shembja për pallatet nr. 125, 126, 127, 129, 130, 131 dhe 133 në Lagjen nr. 4 në Laç. Nga këto pallate që janë parashikuar të shemben janë prekur rreth 100 familje.

Në total në Laç janë shpallur të pabanueshëm nga grupet e inspektimit 60 pallate.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form