Rreth 2 milionë euro ka arritur të grumbullojë fondacioni ?Fundjavë Ndryshe? nga donacionet e shqiptarëve pas tërmetit të 26 Nëntorit. Themeluesi i saj, Arbër Hajdari, theksoi se 70% e fondeve kanë ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë emisioni ?Opinion? në Tv Klan këtë të martë, Hajdari shtoi se dhurime ka pasur edhe nga Zvicra, Gjermania, Kosova dhe Maqedonia. Ai tha se pret që kjo shifër të rritet në ditët në vijim.
?Nuk kemi bërë një maratonë për të grumbulluar fonde, por kemi krijuar një link ?Go fund me? që sot grumbullon 30 mijë donatorë të të gjitha shumave. Ka edhe njerëz që kanë dhuruar edhe nëpërmjet platformave PayPal apo banka. Përafërsisht shkon 2 milionë, 2 milionë e pak euro. Presim të vijnë edhe të tjera pasi transaksionet bankare zgjasin disa ditë. Neve na rezulton që 70% e fondeve janë nga perëndimi, nga Shtetet e Bashkuara pasi dhe atje kemi pasur edhe rrjetin. Pastaj është dhe Zvicra, Gjermania, Kosova. Ne kemi 70% nga Shtetet e Bashkuara. Edhe në Kosovë dhe Maqedoni ka pasur, por është shumë e vogël në krahasim me atë që ka ardhur nga Perëndimi?, tha Hajdari.
Por përveç fondeve, fondacioni ?Fundjavë Ndryshe? ka qenë shumë aktive edhe gjatë ditëve të tërmetit ku ka shpërndarë ndihma në zonat e prekura.
?Kishim gjendje aty te qendra ku erdhe dhe ti. Aty filloi shpërndarja masive e gjërave që kishim dhe aty filloi gjendja e solidaritetit. Gjatë gjithë kësaj kohe kemi qenë në terren. Ditën e parë kemi krijuar një link për dhurime online. Ndihmat më të mëdha kanë ardhur qoftë nga njerëzit e thjeshtë që kanë dhuruar me aq sa kanë pasur mundësi, por edhe nga Kosova, Maqedonia dhe Greqia, shqiptarë të Greqisë. Kanë ardhur kamionë pafund që ditën e parë. Përveç ndihmave që dërgonin në sheshin ?Nënë Tereza?. Kemi punuar në disa fronte. një grup grumbullonte, një grup seleksiononte, një grup shpërndante?, tha Hajdari.