Kush vjen per dreke/ Arber Hajdari rrefen si nisi “Fundjave Ndryshe” (13.11.17)

RTV KLAN 2018-05-08

Views 14

Themeluesi i ?Fundjavë ndryshe?, Arbër Hajdari ishte sot i ftuar në emisionin ?Kush vjen për drekë?.
Ai rrëfeu gjatë emisionit se si lindi ideja e kësaj fushate për t?i ardhur në ndihmë familjeve të varfëra shqiptare.
?Është hera e parë që unë e them në një televizion se si nisi ?Fundjava Ndryshe?. Ka lindur në një ditë feste, në festën e Bajramit ku të gjithë njerëzit janë mësuar ta kalojnë në familjet e tyre duke ngrënë, ndërsa unë mendoj se kjo festë ka tjetër kuptim. Mora në telefon një shokun tim dhe e pyes se ku mund të shkoja për të marrë ushqim catering dhe vendosa të shkoj nga Njësia numër 4. Porosita ushqimin, kur shkova ta marr më thanë se nuk do paguaj asgjë. Mora ushqimet dhe lekët të cilat kisha ndarë pr ushqimet i mora pije dhe ushqime të tjera në supermarket. Tek Taivani takoj një shokun tim fotograf dhe ai erdhi me mua. Vajta në Njësinë 4 dhe takoj një vajzë të vogël së cilës i thash të më mbledhë fëmijët më të varfër. Kemi qëndruar deri në 5 pasdite duke kërcyer derisa zuri shiu.
Kur shkuam në shtëpi shoku im më tha se më kishte bërë disa foto të cilat mendova t?i shpërnaj në rrjetet sociale për t?i bërë thirrje të gjithëve të kontribuojnë. Kështu filloi, për rreth 2 muaj s?ka qenë asgjë publike. Në 27 tetor 2015 vendosa të hap një faqe ?Facebook?, që të kontribuonin të gjithë. Fundjava është sukses i të gjithëve, janë rreth 6000 njerëz të përfshirë?, tha Hajdari.

Share This Video


Download

  
Report form