Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kur Arbër Hajdari nisi dy vite me parë ?Fundjavë Ndryshe? si një iniciativë për të ndihmuar kryesisht familjet e varfra me ushqime e veshëmbathje, nuk e kishte menduar që sot do të kishte të dhëna kaq befasuese.
Dy vitet e punës i përkthen në vizita dhe ndihmë në 14.200 familje, 940 fshatra, 3 mld lekë të qarkulluara dhe ndërtime shtëpish.
E sot që ka këtë bilanc pozitiv, dhe kur fondacioni i bamirësisë është kthyer si një institucion ka plane edhe më të mëdha.
Arbër Hajdari: Pasi kemi nxjerrë nevojat kemi punuar shumë që të arrijmë dy projekte që janë relativisht shumë të mëdha për vendin tonë. Së pari kemi arritur të marrim licencën për Ballkanin dhe qendra do të jetë në një nga fshatrat e Tiranës pasi duam që në Shqipëri të kemi qendrën e parë të reabilitimit të njerëzve që kanë varësi nga droga.Ky është një sukses, pasi kjo qendër do të jetë në Tiranë, nuk do të jetë në ndonjë vend tjetër në Ballkan. Është një qendër që do të mbajë rreth 300 persona në dy projekte. Projekti i parë shkon 1-4 muaj rehabilitimi, projekti i dytë shkon nga 4 muaj në 4 vjet.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/fundjave-ndryshe-arber-hajdari-zbulon-planet-e-medha