SHKODËR? Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme Oblikë të Shkodrës, ku dy motoçikleta janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit një prej drejtuesve të motorave ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri, 57-vjeçari me iniciale G.H., është në spital në gjendje të rëndë.Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Policia dhe grupi hetimor, i cili ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.