Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Humb jetën njëra prej motrave, makina e të cilave u përfshi në një aksident të rëndë rrugor në aksin Lezhë-Milot.
Motrat po udhëtonin me makinë në drejtim të Milotit ndërsa makina tjetër po ecte në drejtim të Mamurrasit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 në vendin e njohur si kryqëzimi i Patokut.
Sipas policisë "Automjeti tip ?Benz? me targa AA308KH dyshohet të ketë qënë duke levizur në sensin e kundert dhe është përplasur me mjetin tip ?Fiat? me targa AA935IO."
Policia informon gjithashtu në automjetin tip "Fiat" e cila drejtohej nga shtetasjaA.K., rreth 45 vjeçe udhëtonin edhe shtetaset E.Gj., rreth 38 vjeçe, E.Ç.,rreth 35 vjeçe si dhe E.M., rreth 35 vjeçe të cilat ndodhen në Q.S.U.Tiranë.
Në spital humbi jetën drejtuesja e mjetit 45 vjeçarja A.K ndërsa 3 të plagosurat e tjera janë sjellë në Tiranë për mjekim të specializuar.
Ndërsa në automjetin tip ?Benz? me targa AA 308 KH udhëtonte vetëm drejtuesi shtetasi B.T., 43 vjeç, banues në Sanxhak, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të Laçit ndodhet jashtë rrëzikut për jetën.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksident-i-rende-prane-kryqezimit-te-patokut-raportohet-te-plagosur