Pa strehë dhe pa mbështetje financiare, banorët e 3 godinave në Qytetin Studenti nxirren jashtë

Ora News Lajme 2019-12-12

Views 1

#rtvora #oranews

Banorët e tre godinave në Qytetin Studenti janë nxjerrë jashtë nga Policia Bashkiake pas dëmtimeve që solli tërmeti i 26 nëntorit. Por ata kanë mbetur veçse pa strehë, edhe pa mbështetje financiare.

Godina 15 është e para nga tre godinat e Qytetit Studenti që do të shembet. Banorët e saj thonë se nuk kanë marrë asnjë bonus qiraje, pavarësisht se një ditë më parë Këshilli Bashkiak miratoi listën.

Banorja 1: "Zgjidhja jonë e vetme është që të strehohemi aty ku jemi. Unë mendoj se shteti, në të tilla raste që shpallen banesa dhe që janë emergjente, kur ndodhin gjëra të tilla duhet të bëjnë një paralajmërim".

Rrobat, mobiljet dhe elektroshtëpiaket, ato çfarë kanë mundur të nxjerrin, u kanë mbetur në oborrin e godinës ndërsa moti nuk duket aspak premtues.

Banorja 2: "Jam në qiell të hapur. Kërkoj nga shteti që të vendos d0rë shteti, se banorë të këtij shteti jemi, nuk jemi skllav. Ky tërmet i njeriut qënka më i keq se i zotit. Zoti vendosi dorë dhe e ka ndalë. Shteti të vendos dorë. Duhet të na jap afat me nxjerr rrobat tona".
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pa-strehe-dhe-pa-mbeshtetje-financiare-banoret-e-3-godinave-ne-qytetin-studenti-nxirren-jashte

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form