Dy muaj nga tërmeti/ Banorët ende pa një strehë! I moshuari: Gruan e kam të sëmurë

Report TV 2020-01-25

Views 1

Kanë kaluar 2 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit i cili la pas viktima, qindra të plagosur dhe ndërtesa të shkatërruara. Për banorët e prekur nga tërmeti duket sikur drama nuk mbaron, ka ende nga ata të cilët vijojnë të qëndrojnë mes të ftohtit në çadra.

Një ndër to është edhe familja e Frrok Dodës nga fshati Bubq i Fushë-Krujës, dy të moshuarit janë strehuar në një çadër verore, ku i ftohti futet në të katërta anët. Kryefamiljari thotë që ka bashkëshorten të sëmurë dhe në këto kushte jetesa në çadër është akoma më e vështirë.

Share This Video


Download

  
Report form