Wake Up/ Çdo dëm nga tërmeti do të kompensohet. Garantojnë kompanitë e sigurimeve

Top Channel Albania 2019-12-12

Views 1

Qindra qytetarë i janë drejtuar kompanive të sigurimit pas tërmetit të 26 nëntorit për shkak të pronave të dëmtuara. Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë thotë se aktualisht edhe kompanitë kanë të shpërndarë në terren grupet e punës që po bëjnë vlerësimin.
?Për të lehtësuar personat e dëmtuar, shoqëritë e sigurimeve sqarojnë për publikun çdo konsumator që ka nënshkruar një kontratë sigurimi për banesën nga zjarri, tërmeti dhe përmbytja, në rast dëmi përfiton dëmshpërblim në varësi të dëmit të ndodhur pasi ka paraqitur kërkesën për dëmshpërblim. Siguruesi do të dëmshpërblejë të Siguruarin për dëmin e shkaktuar. Detyrimi i Siguruesit për dëmshpërblim kufizohet deri në masën e shumës së siguruar. Kompanitë e sigurimeve garantojnë klientët se çdo dëm nga tërmeti do të kompensohet sipas kontratës dhe në kohën më të shkurtër?, tha Edvin Libohova, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form