Klosi: Banorët të marrin vërtetim në minibashki dhe do strehohen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2019-12-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ministri I Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një përgjigje për banorët e pallatit 12 katësh të dëmtuar në Durrës dhe ata në Kombinat që po kalojnë natën jashtë prej disa ditësh.I ftuar në studion e emisionit të mëngjesit 7pa5, në Vizion Plus, ministri u kërkoi qytetarëve që të paraqiten pranë minibashkive përkatëse dhe të marrin një dokument që vërteton se banesa e tyre është prishur dhe më tej ata do të strehohen në hotelet e kontraktuara nga qeveria.Ministri theksoi gjithashtu se asnjë banorë që nuk paraqet dokumentet e kërkuara nuk mund ta marrë strehimin për shkak të rregullave të vendosura.?Tani ka dy mundësi, dhe ne e kemi krijuar në dy mundësi këtë sportelin e pritjes së qytetarëve të dëmtuar. Në radhë të parë duhet të përfitojnë nga ky program siç e thashë, banorë që janë banues në këto zona të prekura dhe jo një qytetar që ka ardhur nga Berati, Korça apo nga Vlora apo Shkodra dhe do një sistemim në Tiranë. Pra janë ata që janë banorë të zonave të prekura dhe këtë do ta dëshmojnë përmes regjistrit të gjendjes civile dhe e dyta banorë që kanë një pasuri të prekur. Pra që janë jo me qera por ata që kanë një shtëpi pronë të tyren që është dëmtuar pak, pjesërisht apo është shkatërruar fare. Pra nuk ka rëndësi kjo pjesë të gjithë do ta marrin këtë shërbim por duhet të dëshmojnë që kanë një pasuri. Nqs ditët e para ishte një hapje e këtij projekti për të gjithë dhe kushdo mund ta merrte këtë gjë, tashmë është shumë e strukturuar kjo gjëja dhe kemi krijuar këtë që ne I themi sportel virtual pra që banori I dëmtuar I cilësdo zonë të dëmtuar duhet të shkojë në minibashkinë përkatëse të qytetit të tij dhe të marrë një vërtetim fare të thjeshtë: që është banor i kësaj zone dhe që ka një banesë të dëmtuar. Dhe menjëherë përmes këtyre dy dokumenteve të thjeshta nëpërmjet minibashkisë ai I drejtohet sistemit hotelier që ne kemi ndërtuar.?Minsitri shpjegoi edhe opsionin e dytë për banorët ndërsa theksoi se çdo gjë do të chekohet në mënyrë që të ketë sa më shumë transparencë.?Opsioni I dytë le të shkojë në hotelet që di se ka akomodim dhe aty ka staf të mirë trajtuar dhe do ta bëjnë ata për qytetarët këtë shërbim.?

Share This Video


Download

  
Report form