Report TV - Rama thirrje dhuruesve: Nuk duhen më veshje! Falë jush kemi një sasi të jashtëzakonshme!

Report TV 2019-12-12

Views 0

Kryeministri Edi Rama i bërë thirrje të gjithë donatorëve, kryesisht atyre nga Kosova që të adresojnë ndihmat që sjellin.

"Vlerësim maksimal për trupën e mjekëve. Kjo ka qenë një sprovë zjarri që kanë qenë një trupë e njësuar me ata që kanë ardhur nga Franca dhe vendet e tjera. Ka një solidaritet total. Nga Izraeli janë me dyer të hapura për ata që kanë nevojë për kurim. Numri nuk është masiv por çdo jetë ka një vlerë të çmuar. Do bëja një thirrje mirëkuptimi të gjithë atyre që janë mobilizuar në mënyrën më mbresëlënëse. Njerëzit në Kosovë nuk është më e nevojshme sjellja e veshjeve. Falë jush dhe shumë të tjerëve ka një sasi të jashtëzakonshme. Natyrisht mund të ketë nevojë për shumë më tepër koordinim dhe harmonizim. Ju lutem të gjithëve atyre të adresohen në drejtim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Emergjencave. Po ndodh një situatë ku nuk po përfitojnë ata që kanë nevojë. Ka dhe abuzime. Ne po përgatitemi për një konferencë donatorësh të gjithë zonës shqipfolëse. Në këto kushte është e rëndësishme që të gjithë të bëjnë atë që munden. Të gjithë të bëjnë atë që kanë mundësi. Lutem shumë të na mirëkuptojnë në nevojën për të pasur një adresim. Ne jemi të gatshëm për të dhënë adresën unike. Adresohuni aty për të marrë informacion se ku mund të shkoni. Fluksi ka qenë i jashtëzakonshëm. Nuk është në nevojën tonë të krijojmë një stok materialesh por të adresoheni aty ku është plaga. Ky kontribut është një ndihmë për ne", tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form