Panik dhe frike, kryeqytetasit zgjohen jashte

RTV KLAN 2019-12-12

Views 0

Tirana nuk ka fjetur dot as mbrëmë. Pasgoditjet e tërmetit kanë ngjallur frikë dhe panik për banorët, një pjesë e mirë e të cilëve e kanë kaluar natën jashtë.

Edhe gjatë ditës së mërkuar shumë qytetarë kanë vendosur të mos qëndrojnë në shtëpi. Ata kanë zgjedhur parkun e liqenit artificial, dhe lokale të hapura nga frika e një tërmeti tjetër që mund të godasë vendin.

Disa prej tyre thonë se dhe sot do të dalin jashtë për të fjetur, pasi ankthi dhe paniku është i madh.

Mbrëmjen e së martës dhjetra makina pushtuan Bulevardin e i Ri të kryeqytetit. Familje me batanije dhe çanta me ushqime zgjodhën të ulen përgjatë tij për të qënë sa më të sigurt në rast se mund të kishte goditje të tjera.

Radha e automjeteve të parkuara përgjatë tij, sheshit Nënë Tereza dhe Unazës së Madhe ishte kilometrike. Pjesa më e madhe e qytetarëve që dolën jashtë fjetën nëpër makina, ndërsa disa të tjerë shfrytëzuan stolat në sheshin Skënderbej.

Një pjesë e mirë e kryeqytetasve janë larguar jashtë Tiranës. Lëkundjet dhe pasiguritë vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Tv Klan

Share This Video


Download

  
Report form