Në ambjetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme po zhvillohet Konferenca e Ambsadorëve. Të pranishëm në këtë takim janë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ministri i Jashtëm i i Italisë Paolo Gentilioni.
Në fjalët e tij ministri Bushati foIi për dy sfidat që momentalisht po shoqërohen me frikë dhe panik në rajon siç janë terrorizmi dhe emigrantët.
Ministri i kushtoni një pjesë të rëndësishme të fjalimit të tij diasporës shqiptare.
Ai u shpreh ''përgjegjësitë e ministrisë që unë drejtoj janë sa vijnë dhe shtohen. 1 në 3 shqiptarë jetojnë jashtë vendit. E rëndësishme për ne është të përfshijmë diasporën në proceset zhvillimore të vendit. Ne kemi zgjeruar shërbimet konsullore duke prezantuar në Itali mundësinë e marrjes së certifikatës aty. Kjo praktikë që ka nisur në Itali do të prezantohet edhe në vende të tjera''.
Ministri shqiptar u shpreh gjithashtu se pesha që SHBA ka në rajon përben gjithmonë histori suksesi.