Report TV - 178 dosje 'flenë' në Kushtetuese, 30 padi për ligje, 2 ndaj VKM-ve

Report TV 2019-12-12

Views 0

TIRANE- Gjykata kushtetuese nuk mund të marrë asnjë vendim në seancë gjyqësore nëse nuk ka minimumin e kuorumit prej 6 anëtarësh. Interesimit të Report Tv administrata e kushtetueses i është përgjigjur se ata nuk marrin dot asnjë vendim dhe janë në pritje të plotësimit të vakancave.

Por çfarë ndodh në kushtetuese e cila prej më shumë se një viti është jashtë funksionit?

Në këtë gjykatë rezulton se për vitin 2018 në këtë gjykatë janë depozituar 132 kërkesa nga të cilat 99 janë kërkesa nga subjekte për procese të parregullta në gjykatat e juridiksionit të zakonshëm.

4 kërkesa për konstatim të cenimit të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësorë, 17 kërkesa të cilat kundërshtojnë ligje të ndryshme të miratuara në parlament, 10 kërkesa për kundërshtim të vendimeve të Këshillit të ministrave dhe një kërkesë për mbarim mandati të gjyqtarit kushtetues.

Në vitin që po mbyllim, 2019 paditë e paraqitura në kushtetuese janë reduktuara në 46 nga 132 të 2018 dhe ato ndahen në:

26 kërkesa për kundërshtim të proceseve dhe vendimmarrjeve nga gjykatat e juridiksionit fillestar, 3 kërkesa për cenimin e të drejtës për një proces të rregullt ligjorë, 13 kërkesa që kundërshtojnë ligje të miratuara përgjatë 2019-ës, 2 kërkesa që kundërshtojnë VKM dhe një kërkesë për interpretim të vendimit të gjykatës kushtetuese.

Ndër vendimmarrjet e Kushtetueses sapo ajo të krijohet është edhe padia e depozituar nga ish kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e cila pak muaj më parë paditi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.

Gjykata Kushtetuese aktualisht nga 9 anëtarë ka 4 pasi i 5-ti Besnik Muçi, dekretuar nga presidenti Meta u shkarkua prej vettingut.

Share This Video


Download

  
Report form