TIRANË - Vendimi i Gjykatës Kushtetuese merr rëndësi të veçantë së pari për ecurinë e komunitetit të biznesit dhe së dyti për respektimin e parimeve themelore të shtetit të së drejtës. Respektimi rigoroz i parimit të propocionalitetit në dhënien e dënimeve nga Ekzekutivi është një parim i rëndësishëm i së drejtës evropiane.
Qeveria nuk mund të marrë mbi vete prerogativa tëGjyqësorit. Ky është një mentalitet dhe realitet kërcënues për demokracinë, sidomos në vendet me institucione të dobëta. Këto janë mentalitete dhe praktika të dëmshme, të cilat, po nuk u ndalën në rrugë ligjore, rrezikojnë ta bëjnë qeverisjen e vendit një qeverisje jo demokratike.
Në reagimin e parë pas këtij lajmi, kryetari i Shoqatës nismëtare kundër amendimeve, Nikollaq Neranxi, tha se, ndërkohë Gjykata Kushtetuese po shqyrton padinë tjetër, të bërë nga Shoqata, atë për ligjin që parashikon burg për biznesmenët. Pritet që ajo të miratohet, ashtu si dhe padia ndaj vendimit të Këshillit Bashkiak tëTiranës, ?që vendosi të ngarkojë biznesin me super-taksa.
Padia u dorëzua dje nga Shoqata jonë në Gjykatën Administrative dhe Apelin Administrativ. Ne do të fitojmë betejat tona, sepse ne punojmë, ndërkohë që nuk e di se çfarë duhet thënë për politikanët, të cilët s?kanë punuar një ditë si sipërmarrës dhe jetojnë në shtëpi më luksoze se e imja?, u shpreh ai.
Neranxi pohon se ndryshimet në penalitetet e procedurave tatimore nuk janë bërë për të luftuar evazionin fiskal dhe as për të rritur të ardhurat në buxhet, por thjesht për të nxjerrë nga tregu disa biznese dhe për t?i zëvendësuar me disa të tjera.
Organizatat e biznesit, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar ndër vite kanë shprehur shqetësimet se ndryshimi i vazhdueshëm i legjislacionit fiskal dhe i politikave afatgjata të zhvillimit kanë mbajtur larg Shqipërisë investitorët seriozë, duke e lënë sot e kësaj dite ekonominë e vendit nën potencialet e zhvillimit.
Orientimi drejt politikave afatmesme fiskale gjithnjë e më shumë po bëhet një mision i pamundur. Qeveria nuk po i reziston asnjë vit për të prezantuar një paketë taksash. Vetëm në vitin 2015 u bënë dy ndërhyrje të mëdha në ligjin e procedurave tatimore, një herë në fillim të janarit dhe së fundmi në tetor. Por, akoma më tepër, anulimi i neneve të super-gjobave krijon një tjetër çarje në parashikimin qeveritar për grumbullimin e të ardhurave.
Rregullat e reja. Dhjetë amendime të Procedurave Tatimore lihen në fuqi
Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë një numër amendimesh, po ndërkohë ka lënë në fuqi një numër tjetër rregullash të reja, që hyjnë në fuqi. Kështu, nga data 1 prill 2016, tatimpaguesit, që kryejnë shitje me shumicë të mallrave, nuk lejohen të shesin me kupon tatimor te blerës, joushtrues të një veprimtarie tregtare (individë).
Administrata tatimore mund të angazhojë strukturat e saj për të verifikuar dhe monitoruar në vend aktivitetin tregtar të tatimpaguesit, me qëllim konfiskimin në fund të çdo dite të një shume jo më pak se 50 për qind të qarkullimit...