Report TV-U shkarkua nga vettingu/ Muçi kërkesë Kushtetueses: Do rri në detyrë derisa të vendosni ju

Report TV 2019-12-12

Views 0

TIRANE-Besnik Muçi i shkarkuar si anëtar i Gjykatës Kushtetuese ditën e djeshme nuk pranon që të largohet nga detyra duke mos iu bindur vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të vettingut. Sot në mëngjes ai është paraqitur në Gjykatën Kushtetuese dhe ka dërguar një kërkesë anëtarëve të kësaj gjykate duke u kërkuar që të shqyrtojnë rastin e tij, ndërsa thekson se deri në marrjen e një vendimi do të qëndrojë në detyrë. Ai pretendon se vendimi i vettingut nuk është i mbështetur në referencë ligjore ose kushtetuese. Sipas tij, menjëherë pas betimit të tij në Presidencë ka humbur statusin e magjistratit dhe Kolegji i Apelimit nuk mund ti shtrinte kompetencat mbi anëtarët e Kushtetueses, prandaj duhet të ndalonte procesin. Ai thotë se shtrirja e efekteve të vendimit të Kolegjit automatikisht mbi funksionin e Anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur shkarkimin, është jo vetëm i paargumentuar dhe pa referencë ligjore por është në kundërshtim me Kushtetutën.

"Në këto kushte i kam kërkuar Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të inicioni procedurën e verifikimit të mbarimit të mandatit tim si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe marrjen e këtij vendimi nga Gjykata Kushtetuese nëse verifikohen nga ana e Gjykatës Kushtetuese kushtet e mbarimit të mandatit tim si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Me qëllim për të ruajtur integritetin tim dhe të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, lidhur me çështjen administrative të ushtrimit të detyrës, jam në pritje të njoftimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për deklarimin ose jo të mbarimit të mandatit tim si Gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Deri në marrjen e këtij vendimi, ju njoftoj se do të përmbush të gjitha detyrimet e mia kushtetuese dhe ligjore" deklaron ai. Por Gjykata Kushtetuese është në ngërç dhe koha deri në shqyrtimin e dosjes dhe marrjen e vendimit do të kërkojë kohë, pasi nuk e ka nisur ende funksionimin. Gjykata Kushtetuese pas shkarkimit të Muçit ka mbetur me katër anëtarë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS