Braktiset nga burri, perballet ne studio me vjehrrin: Me dhimbset nipi, por jo nusja

RTV KLAN 2019-12-12

Views 3

Sot në studion e?Historia ime? është sjellë historia e një nëne 28-vjeçare. Ardiana Marku nga Mirdita, është nënë e një djali 8 vjeçar me autizëm. Ajo ka kaluar shumë peripeci në jetë, madje ka tentuar edhe të vetëvritet, por ka arritur të gjejë forcën që të luftojë për djalin e saj.

8 vjet më parë pasi u martua me shkuesi filluan edhe problemet me bashkëshortin, i cili sipas saj e dhunonte. Dhuna nuk ka ndaluar as gjatë periudhës së shtazënisë, por nuk ka treguar për shkak të frikës prej tij dhe mentalitetit të qytetit ku jetonte.

Pas ardhjes në jetë të djalit të saj, situata u përkeqësua edhe më shumë. Sikur të mos mjaftonte braktisja nga ana e bashkëshortit, Ardiana nuk pati mbështetje as nga familja e saj, të cilët i kërkuan të linte djalin në birësim dhe të niste një jetë të re, por Ardiana nuk pranoi.

Pa asnjë ndihmë dhe krejt e vetme me djalin e saj, Ardiana përpiqet për t?ja dalë. Ajo ka ardhur për ti bërë një thirrje publike bashkëshortit, i cili tashmë prej dy vitesh ka braktisur fëmijën duke mos kontribuar fare në rritjen e tij.

Share This Video


Download

  
Report form