Rubrika ?Ka një mesazh për ty?, në Tv Klan solli ditën e sotme marrëdhënien që çdo nuse do kishte dëshirë me prindërit e bashkëshortit. Zonja Kozeta ftoi në studio vjehrrin e saj që e quante baba, për ta falenderuar për ndihmën dhe mbështetjen që ai i ka dhënë asaj dhe familjes së saj.
Kozeta ka treguar se para disa javësh, vjehrra e saj që e thërret mama ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Për familjen ka qenë e vështirë dhe e dhimbshme, por vjehrri i saj e ka përjetuar më keq humbjen e saj dhe ajo që ka shqetësuar familjen është se ai fajëson veten për vdekjen e bashkëshortes. Sipas Kozetës, zoti Remzi mendon se gruaja e tij punonte shumë dhe ai e kishte lejuar këtë gjë.