TIRANE- Komisioni i shëndetësisë u mblodhë këtë të mërkurë, për të zhvilluar një seancë degjimore me grupet e interesit, për projektligjin ?Për buxhetin e vitit 2020?.
Gjatë diskutimeve në mbledhje u shpreh kërkesa e ngritjes së dy qendrave të rehabilitimit për grupin e para-tetrapegjikëve, ofrimi i shëbimit shëndetësor në banesa, si dhe shtimi i tre dhomave për personat me aftësi të kufizuar në gjithë shërbimin mjekësor.
?Kemi 30 vjet rresht demokraci që nuk kemi qendër rehabilitimi. Studiova me hollësi projektbuxhetin e vitit 2020 dhe nuk kishte njëqind lek qeveria shqiptare ose ministria të parashikuar për atë punë. Një shqetësim shumë i madhë për ne është mjekimi në banesë. E keni lënë pezull situatën e mjekut në familje, nuk e di ca roli ka një mjek në familje. Zgjidheni njëher e përfundimisht këtë punë, mjeku i familjes do të asistojë para-tetraplegjikun në banesë për të bërë mjekimin? Spitalet shqiptare duhet të kenë dy tre dhoma rezervë për para-tetraplegjikët?-shoqata e para-tetraplegjikëve shqiptar