Ora News - Drafti për turizmin, Klosi nis konsultimet me grupet e interesit në këtë sektor

Ora News Lajme 2018-05-11

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Strategjia e Turizmit 2018-2020 është një dokument që përcakton mënyrën se si do të zhvillohet ky sektor, identifikimin e zonave turistike, fermat agroturistike dhe mënyrën se si mbështetet financiarisht nga shtetit.

Drafti po diskutohet me grupet e interesit. Ministri Klosi i kërkoi urgjentisht bashkive të identifikojnë zonat me potencial tustik, dhe bashkë me qeverinë ta shndërrojnë turizmin në degën kryesore të të ardhurave në ekonomi.

Klosi: Duhet të promovojnë dhe të gjejnë mundësitë se në çfarë zone të territorit tuaj ka mundësi zhvillimi më të qëndrueshme dhe më realiste se ato që mendon pushteti qendror. Kemi një dakordësi të miratuar në qeveri për ndërtimin e fermave të para agroturistike të vendit.

Ministri Klosi pranon problemey reale që kanë sot shërbimet në zonat tursitike, por beson se me projekte të tilla dhe me mbështetje konkrete nga qeveria, numri i turistëve do të rritet në 15-20%.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/drafti-turizmin-klosi-nis-konsultimet-me-grupet-e-interesit-ne-kete-sektor

Share This Video


Download

  
Report form