Ora News - Atentati ndaj Çapajve, dënohet me 10 vite burg Shkëlzen Hasanpapaj

Ora News Lajme 2019-12-12

Views 6

#rtvora #oranews

Shkëlzen Hasanpapaj është dënuar me 10 vjet burg, për atentatin e ndaj Florenc Çapjes dhe Bledar Muçës në Qershor 2016 në Elbasan.

Gjykata e ka shpallur të riun fajtor për tentativë vrasje, ndërsa Prokuroria e Elbasanit kishte kërkuar 22 vjet burg në pretencë.

Prokurorët kërkuan nga Gjykata shpalljen e të riut fajtor dhe dënimin e tij për akuzat ?Vrasje me paramendim ndaj një ose më shumë personave e mbetur në tentativë" dhe ?Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit?.

Ngjarja u shënua me 6 qershor të vitit 2016, kur Hasanpapaj i veshur me uniformë ushtrie sulmoi me automatik mjetin ku udhëtonin dy anëtarët e fisit të njohur për policinë e Elbasanit

Për shkak se makina ishte e blinduar, plumbat prekën vetëm Bledar Muçën që udhëtonte si pasagjer.

Nga sulmi mbeti e plagosur dhe një efektive e policisë së Elbasanit, e cila ndodhej në trotuar duke shkuar në punë.

Atentati kishte si motiv hakmarrjen seriale mes grupeve kriminale rivale në qytetin e Elbasanit.

Pas atentatit Hasanpapaj u largua drejt Holandës nga ku u ekstradua disa kohë më parë.

Ai kurrë nuk i ka pranuar akuzat, por prokuroria thotë se e ka identifikuar atë mbi bazë të gjurmëve të ADN-së në vendngjarje.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/atentati-ndaj-capajve-denohet-me-10-vite-burg-shkelzen-hasanpapaj

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Share This Video


Download

  
Report form