Report TV - Ambasadori amerikan, Brownback: Shpresoj të ketë dialog në politikën shqiptare

Report TV 2019-12-12

Views 0

Ambasadori amerikan për Liritë Fetare Ndërkombëtare, Sam Brownback i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare ?Feja si një instrument për paqen? ka theksuar se politika në Shqipëri duhet të gjejë rrugën e dialogut. Sipas tij politika është larg nga feja megjithatë nëse do të bashkëpunonin me njëra tjetrën palët politike në vend do të ishin shembull.

" Jam i kënaqur kur shikoj rreshtin e parë me myslimane, katolik e përfaqësues të tjerë të fesë. Nuk do të kishte ndonjë moment më të bukur se sot. Të gjithë jemi mbledhur sot se si feja mund të ndihmojë një pluralizëm. Jam i nderuar sot. Feja është përdorur si instrument konflikti. Në duhet të kuptojmë thelbin e fesë dashuria, dashuria për Zoti. Më pak dhunë, Shqipëria është shembull perfekt për lirinë fetare. Sot jam ambasador për lirinë fetare. Dua t'ju sugjeroj diçka. Dua të ftojë të pranishmit të bashkohen dhe të bëjnë dialog. Kjo është mënyrë për të kombinuar zërat. Duam të jetojmë dhe të mbrohemi në paqe. Është një e drejtë themelore. 20 përfaqësues fetar janë këtu. Ne bëjmë mbledhje për të përballur me të gjithë shqetësimet e komuniteteve fetare. Duhen gjetur mënyra për tu qasur. Ballkani ka nevojë që të gjithë të bashkohen. Shpirti, falja dhe pajtimi, ju do të jeni një shembull absolut për botën. Shpresoj të jetë dialog edhe mes politikës. Politika është larg fesë por duhet. Armiku është mosbesimi. Ne mund ta heqim qafe mosbesimin. Të heqin dorë nga gabimet. Dialogu kuptimplotë, mund të ndodhë, duhet të ndodhë. Të kthehen nga parajsa të shërojnë shpirtin e tyre. Armiku është dëshpërimi. Duhet t'i heqim qafe. Përfaqësuesit politikë dhe të fesë duhet ta përçojnë këtë. Dialogu mund të ndodh, kërkon përpjekje kërkon lutje. Ju do të jeni një model për botën. Do të jeni një model për të marrë shembull." tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form