Ambasadori i Austrisë Christian Steiner mbështet çeljen e negociatave për Shqipërinë ndërsa sa i përket Samitit të Zagrebit që do mbahet në maj të këtij viti ai thotë se shpreson që Shqipëria të marrë një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave.
Ambasadori austriak dha këtë deklaratë nga Shkodra gjatë kumtesës të organizuar nga Ambasada Austriake në Shqipëri dhe qendra Arka në Shkodër.?Shpresojmë për më të mirën, dhe vendimi për hapjen e negociatave të ndodh shumë shpejt. Një aspekt shumë i rëndësishëm është mbështetja që jep Austria në procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe shpresojmë që të kemi nisjen e hapjes së negociatave për anëtarësim sa më shpejt. Për ne është shumë i rëndësishëm është edhe aspekti i Sigurisë dhe Bashkëpunimit të Evropë, ku këtë vit Shqipëria ka marrë edhe kryesimin e OSBE-së që është një hap shumë i rëndësishëm dhe po bënë një punë të mirë?, tha ambasadori.
Ambasadori Steiner u shpreh se Austria është një vend mik dhe prezenca e tyre është që në vitin 1990 në gjithë Shqipërinë e sidomos në Shkodër ku përveç këmbimeve kulturore dhe marrëdhënieve ekonomike një rëndësi të veçantë i kushtojmë edhe arsimit ku një nga 8 shkollat austriake në botë është hapur në Shkodër.