http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer një auditim në Ministrinë e Financave lidhur me disa kontrata koncesinare, për të cilat ky institucion i drejtuara nga ish ministri Arben Ahmetaj, sipas KLSH ka dhënë miratimin e tyre në mënyrë të kundraligjshme.Raporti i auditimit i cili ende nuk është bërë publik ka arritur në konkluzionin se ne projektet koncesionare të miratuara nga Ministria e Financave nuk është respektuar kuadri ligjor, pasi kontratat kanë devijime dhe kosto të pajustifikueshme.Në konkluzionet e KLSH ngrihen një sërë pikëpyetjesh lidhur me miratimin e këtyre kontratave nga Ministria e Financave në një kohë kur ky institucion duhet të jetë gardiani kryesor i buxhetit.Auditimi është bërë për projekte si, inceneratori i Tiranës, rruga Milot-Balldren, Orikum-Dukat, Thumane-Kashar, infrastruktura arsimore Tiranë etj.Sa i përket incenerartorit të Tiranës, në raport thuhet se ministria ka miratuar këtë projekt në një moment kur nuk ishin parashikuar fonde nga qeveria si dhe nuk ishin parashikuar kostot për shpronësim, ndërsa i sugjeron ministrisë që të bllokojë këtë projekt pasi nuk ka pasqyruar elemente e kostove të nevojshme, në analizën ekonomie-financiare.Për kontratën e debatueshme, Milot-Balldren, KLSH vëren se ministria ka miratuar këtë kontratë edhe pse struktura e saj e financimit paraqitet e paqëndrueshme, duke shkaktuar kosto të panevojshme interesi mbi kapitalin e koncesionarit.Projekti, tashmë i anuluar Thumanë -Kashar, që në fillim ka paraqitur probleme me sigurimin e financimit duke mos përmbushur dhe argumentuar nevojat për financim në realizmin e tij. Situata është e ngjashme edhe për rrugën Orikum Dukat.Në sugjerimet e KLSH thuhet se miratimi i këtyre kontratave me tregues që garantojnë norma kthimi për koncesinarët të paargumentuara dhe jo konsistene duke rrënuar buxhetin e shtetit në vitet në vijim.